75 Mall Live Search
09:07 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rriten shifrat e viktimave dhe infektimeve me Covid-19, në Gjermani

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24-orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 16 të vdekur nga koronavirusi. Një ditë më parë u regjistruan 12 raste fatale.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9.562, shkruan “The Guardian”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 2.828 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 306.086. Një ditë më parë u regjistruan 2.639 raste.

Ndryshe, Qeveria gjermane tashmë i ka hequr kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është ndër shtetet evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.