75 Mall Live Search
18:18 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Rriten shifrat në Shqipëri, 14 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja

14 viktima nga Covid janë raportuar ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.

Sipas autoriteteve gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 3974 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 1052 të prekur.

Numri i rasteve vijon të mbetet i lartë gjithashtu ditën e sotme janë raportuar shifra të larta të viktimave.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 3974 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1052 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç.