16:53 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rriten shpresat për pacientët, së shpejti kanceri në mushkëri zbulohet vetëm me test gjaku

Shenjat e hershme të kancerit të mushkërive mund të zbulohen së shpejt me një test të thjeshtë të gjakut.

Hulumtuesit britanikë kanë krijuar një lloj të ri të testit që mund të indentifikojë fazat e hershme të sëmundjes- dhe madje parashikojnë se ku mund të zhvillohen tumoret para kancerozës.

Gjetjet premtuese dhe emocionuese- të botuara në revistën Disesase Models- mund të jenë vendimtare në mposhtjen e sëmundjes, thonë ekspertët.

Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve, sepse është shumë e vështirë të diagnostikosh dhe shpesh shfaqet më vonë kur është më e vështirë të trajtohet.

Nëse një tumor i mushkërive zbulohet herë, mund të hiqet lehtë në kirurgji për të parandauar përhapjen e saj në pjesë të tjera të trupit dhe duke u bërë më e vështirë për të parandaluar./Indeksonline/