10:02 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / mp

Rriten të ardhurat nga taksat mjedisore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon për herë të parë statistikat e Taksave Mjedisore, për vitet 2019-202.

Në vitin 2021, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën  330 974 696 milionë euro, krahasuar me vitin 2020 ku ka pasur rritje prej 21.3%.

“Në vitin 2021, të ardhurat nga taksat e energjisë-akciza, kanë pasur rritje për 22,2%, krahasuar me vitin 2020 të ardhuat nga taksat e ndotjes kanë pasur rritje për 64,4%, krahasuar me vitin 2020 dhe të ardhurat nga transporti kanë pasur rritje për 14,1%, krahasuar me vitin 2020”, thuhet në raportin e ASK-së.

Struktura e të ardhurat nga taksat mjedisore sipas llojeve

Sipas strukturës së të ardhurave nga gjithsej taksat mjedisore për vitin 2021, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 289 318 140 mil.euro, ose 87,4%, pasuar nga taksat e transportit me 39 828 802 mil.euro, ose 12,0%, taksat e ndotjes me 1 827 754, ose 0,6%.

Pjesëmarrja e taksave mjedisore në BPV

Në vitin 2021, përqindja e të ardhurave nga taksat mjedisore, e pjesëtuar me BPV ishte 4,16%.