75 Mall Live Search
21:22 / E Enjte, 05 Maj 2022 / OSH

Rriten të hyrat vetanake në komunën e Shtimes për 20%

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se për 4 muaj janë rritur për 20.12% të hyrat vetanake të komunës në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, shkruan IndeksOnline.

Ai falenderoj qytetarët për kryerjen e obligimeve komunale, gjersa shtoi se mjetet financiare të grumbulluara do të përdoren në investime publike për shtimjanët.

Postimi:

Shënohet rritje e të hyrave vetanake prej 20.12%  📊

Gjatë periudhës Janar-Prill 2022, ka pasur rritje të të hyrave vetanake të komunës, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2021. Kapaciteti i shtuar i të hyrave vetanake vjen si pasojë e rritjes së besueshmërisë qytetare ndaj qeverisjes së re komunale, transparencës dhe menaxhimit efikas të parasë publike.

Falenderojmë qytetarët për kryerjen e obligimeve komunale, ndërsa ne mbesim të përkushtuar që këto mjete financiare të grumbulluara t’i përkthejmë në investime publike në dobi të qytetarëve shtimjan.

Shifrat e paraqitura më detajisht i gjeni në grafikonin e mëposhtëm.