14:55 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rritet besimi i qytetarëve në kryeministrin Ramush Haradinaj

“Pulsi Publik- XV” i publikuar nga UNDP ka publikuar të dhënat e reja në besueshmërinë e institucioneve dhe udhëheqësve të tyre.

Ajo që bie në sy është rritja e besimit qytetar tek kryeministri Haradinaj. Kënaqshmëria e qytetarëve është rritur në 35.1% në sondazhin e fundit nga “Pulsi Publik”.

Kjo përbën rritje nga sondazhi i fundit që ishte bërë në nëntor të vitit 2018.

Njëra nga arsyet për rritjen e besimit qytetarë me siguri se është edhe taksa ndaj produkteve serbe./Indeksonline/