75 Mall Live Search
09:45 / E Diele, 19 Shkurt 2023 / LB

Rritet bilanci, mbi 46 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Në më shumë se 46 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Turqi e Siri, derisa numri pritet të rritet, raporton Reuters.

Rreth 345,000 apartamente në Turqi janë shkatërruar dhe ka ende shumë persona të zhdukur.

Dje nga rrënojat e pallatit Kanatlı në qendër të rajonit Antakya në qytetin Hatay, janë shpëtuar 296 orë pas tërmetit 3 persona, njëri prej tyre fëmijë, raporton Anadolu.