22:57 / E Premte, 21 Shkurt 2020

Rritet çmimi i pulave të fshatit dhe iu bie atyre të fermave

Pulat që janë nga fshati po vazhdojnë të ju rritet vlera në treg, ndërsa e kundërta po ndodh me ato të fermave.

Sipas statistikave të publikuar nga ‘ASK’,  çmimi i pulave të fshatit në krahasim me vitin 2018, ka shënuar rritje për 26 cent, transmeton Indeksonline.

Në vitin 2018, një pulë e fshatit ka kushtuar 10 euro e 23 cent, kurse në 2019, ato kanë kushtuar 10 euro e 49 cent.

Ndërsa ato të fshatit kanë shënuar rënie në çmim për 13 cent. Në vitin 2018, ato kanë kushtuar 1 euro e 96 cent, kurse në 2019, 1 euro e 83 cent.

Rënie në çmim kanë shënuar edhe vezët. Çmimi i një kompleti vezë në 2018-tëm ka kushtuar 2 euro e 49 cent, kurse në 2019, 2 euro e 35 cent.

Mjalta nga 10 euro e 60 cent sa ka kushtuar në 2018, në vitin 2019 ka kushtuar 11 euro e 18 cent. /Indeksonline/