75 Mall Live Search
11:54 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / B O

Rritet çmimi i veturave të përdorura në Gjermani

Çmimi i veturave të përdorura në Gjermani, ka filluar të rritet si pasojë e COVIDIT-19.

Mesatarisht, blerësit e një veture të përdorur duhet të paguajnë rreth 800 euro më shumë se në janar 2020, sipas të dhënave të mbledhura nga “AutoScout24”.

Aktualisht, vetëm shitja e veturave elektrike të subvencionuara nga shteti po rritet, ndërsa nga ana tjetër, veturat e përdorura po bëhen më të shtrenjta.

Indeksi i çmimeve të veturave të përdorura, shkurt AGPI, regjistroi një rritje të çmimeve në fund të vitit të kaluar, ndërsa në fillim të këtij viti kjo rritje u tejkalua ndieshëm.