Rritet konsumi dhe mbingarkesa energjetike në Ferizaj, KOSTT kërkon reduktimin e ngarkesës

KOSTT ka njoftuar qytetarët, që si pasojë e rritjes së konusmit dhe mbingarkesës në tranformatorët energjetik TR1 dhe TR2 në NS Ferizaj 1, sot nga ora 11:30, si masë preventive për të eliminuar rënien e tranformatorëve në fjalë, KOSTT ka kërkuar redukimin e ngarkesës në anën 35kV, deri në një njoftim të ardhshëm (reduktimi i parashikuar 5MW).
“Në mënyrë që furnizimi të jetë i pandërprerë, kërkojmë nga qytetarët shfrytëzim racional të energjisë elektrike” thuhet në njoftim.
KOSTT ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike, për të siguruar furnizim të mëtutjeshëm të qëndrueshëm dhe stabil.