07:52 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rritet me 11% numri i turistëve, 220 hotele më shumë këtë vit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se në 6 mujorin e parë të këtij viti kemi rritje me 11% të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.

“Në 6 muajt e parë të vitit kemi rritje me 11% të vizitorëve të huaj, krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të shkuar dhe sot që flasim janë 220 hotele më shumë të çelura në dispozicion të mikpritjes se një vit më parë”, tha ai.

Kryeministri Rama doli në një konferencë për shtyp ku foli për rezultatet e qeverisjes në gjysmën e parë të këtij viti dhe për prioritetet shtator 2019- korrik 2020.