75 Mall Live Search
10:03 / E Premte, 18 Mars 2022 / k.v

Rritet ndjeshëm numri i gjobave në trafik

Ka disa javë prej kur janë shtuar dukshëm gjobat në trafik. Policia po tregon zero-tolerancë ndaj atyre që bien ndesh me rregullat në komunikacion.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2205 gjoba kundërvajtëse në gjithë territorin e Kosovës.

Shumë prej këtyre gjobave janë mbi 150 euro të cilat përfshijnë edhe konfiskimin e patentës për një kohë të caktuar.

Rikujtojmë se këtë vit policia ka pranuar një numër ë konsiderueshëm të radarëve dhe sot në secilin aks rrugor mund të bini në ta./IndeksOnline/