75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / S Z

Rritet në 140 numri i të vdekurve nga sulmi në Moskë

Numri i personave të vdekur në sulmin terrorist në një sallë koncertesh në Moskë është rritur në 140, thanë zyrtarët rusë.

Një viktimë e cila ishte në një “gjendje jashtëzakonisht të rëndë” vdiq në spital, tha ministri rus i Shëndetësisë, shkruan Skynews.

Mjekët “bënë gjithçka që mundën” për t’i shpëtuar, tha Mikhail Murashko.

Gjithsej 80 persona të plagosur në sulm mbeten në spital, shtoi ai.