75 Mall Live Search
10:38 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / AR

Rritet në Turqi limoni me peshë prej 2.4 kilogramë

Një limon me përmasa të mëdha është rritur në një kopsht në qytetin Mersin në Turqi.

Huseyin Haskan, i cili shkoi për të punuar në një kopsht, ka gjetur një limon që peshonte dy kilogramë e 40 gramë.

Fqinjët e Haskanit, nuk mund t’iu besonin syve, kur panë peshën që kishte fruti.

Ndërsa, burri deklaroi se atë do ta shesë për një mijë lira (64 euro).