75 Mall Live Search
16:15 / E Enjte, 22 Maj 2025 / FR

Rritet Nisma, nga sot Forumi Intelektual i bashkohet kësaj partie

Nismës Socialdemokrate i është bashkuar Forumi i Intelektualëve, një subjekt politik që nga sot do të veprojë brenda strukturave të kësaj partie.

Lajmin e bëri publik kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili e cilësoi këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm për forcimin e partisë.

Limaj theksoi se anëtarët e Forumit, përfshirë pesë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin e tyre politik brenda Nismës Socialdemokrate.

“Kanë vendosur të jenë pjesë e Nismës Socialdemokrate dhe të kontribuojnë në ndërtimin e saj. Të dielën mbajmë Kuvendin zgjedhor, dhe nga tash e tutje do të jemi një forcë e bashkuar në kuadër të Nismës,” deklaroi Limaj, i cili njëkohësisht është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës./IndeksOnline/