75 Mall Live Search
10:14 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / k.v

Rritet numri i aksidenteve dhe gjobave në trafik

Është rritur numri i aksidenteve në trafik. Gjatë 24 orëve të fundit sipas policisë kanë ndodhur 75 aksidente prej të cilave dy kanë përfunduar me pasoja fatale, 29 me persona të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, aksidentet fatale kanë ndodhur në Zhur të Prizrenit dhe në Istog.

Ndërsa përveç aksidenteve është rritur edhe numri i gjobave kundërvajtëse.

Për 24 orë policia ka gjobitur 2187 persona për kundërvajtje në trafik./IndeksOnline/