75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / k.v

Rritet numri i aksidenteve/ Dy me pasoja fatale e 15 me persona të lënduar brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 49 aksidente trafiku në Kosovë. Prej tyre, dy kanë përfunduar me pasoja fatale ku jetën kanë humbur një mashkull dhe një femër ndërsa 15 të tjera me persona të lënduar, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, kanë ndodhur edhe 32 aksidente tjera me dëme materiale ndërsa me të gjitha është marrë policia e trafikut.

Aksidentet fatale kanë ndodhur njëra në Viti ku ka humbur jetën një motoçiklist i cili ishte përplasur në një veturë ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Gjilan kur një veturë kishte goditur një kamion ku një pasagjere e cila ndodhej në veturë ka humbur jetën.

Policia ka njoftuar se brenda ditës ka shqiptuar 1676 gjoba kundërvajtëse ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat në komunikacion./IndeksOnline/