Rritet numri i familjeve kosovare, që marrin asistencë sociale

Në janar 2020 në listën e shfrytëzuesve të asistencës sociale kanë qenë 24 mijë 229 familje, kurse në korrik 2020, në këtë listë kanë qenë 24 mijë 737 familje, që i bie se nga janari është rritur numri i shfrytëzuesve për 508 familje
“Aktualisht janë 24 mijë e 737 familje në Kosovë që përfitojnë nga Skema e Ndihmës Sociale në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e MPMS për IndeksOnline.
Tutje, Ministria e cila udhëhiqet nga Skender Reçica bën me dije se numri i përgjithshëm i anëtarëve në Skemën e Ndihmës Sociale është 98 mijë e 958 anëarë.
“Numri i familjeve që largohen nga Skema e Ndihmës Sociale ndryshon nga muaji në muaj, dhe aq sa largohen për shkak të kritereve, aq edhe raste të reja hynë në Skemën e Ndihmës Sociale. Kriterët që largojnë familjet nga Skema e Ndihmës Sociale janë të ndryshme dhe këto kritere janë përcaktuar me akte ligjore dhe nënligjore për SKemën e Ndihmës Sociale”
Shuma mujore e ndihmës sociale për një familjë përcaktohet sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe kostos së çmimeve të konsumit të shportës së ushqimit, e cila rregullohet me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministria.
Kjo i bie që personi i veëm- familja një-anëtarësh merr 60 euro në muaj (minimalja), dhe familja me 15 anëtarë maksimalja për një muaj merr 180 euro në muaj. Përveç ndihmës bazë, “familja e përzgjedhur për SKemën e Ndihmës Sociale për çdo fëmijë të moshës zero e deri në 18 vjeç, realizon përfitim financiar shtesës prej 5 mijë euro me qëllim të nxitjes së arsimimit të përmisimit të shëndetit të tyre. /IndeksOnline/