75 Mall Live Search
08:36 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Rritet numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësorë në QKUK

Është shtuar numri i fëmijëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Klinikës së Pediatrisë.

Vetëm gjatë vikendit që lamë pas ishin 373 fëmijë me simptoma të ndryshme të cilët kërkuan tretman mjekësor.

Prej tyre 54 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtejmë më kuadër të Klinikes së Pediatrisë, meqë pediatrit kanë vlerësuar se ju nevojitet trajtim i vazhdueshëm shëndetësorë, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që numri i  personave që kërkuan ndihmë mjekësore gjatë ditëve të fundit në QKUK ishte i lartë dhe shumë prej tyre ishin të prekur nga viruse të ndryshme./Indeksonline/