22:49 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rritet numri i femrave që dëshirojnë të ruajnë vezët, pritet të ketë ndryshime

Nuk ka asnjë arsye shkencore që vezët e femrave mos të ruhen më shumë se 10 vite, thonë ekspertët e fertilitetit.

Sipas ligjit në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm vezët e ruajtura për arsye mjekësore dhe infertilitetit të parakohshëm mund të mbahen për më gjatë.

Rregullatori thotë se çdo ndryshim do të ishte çështje e parlamentit, shkruan BBC- transmeton Indeksonline.

Interesimi i ngrirjes së vezëve, për arsye mjekësore dhe sociale po rritet dita-ditës.

Sharon Jones, 35 vjeç, thotë se kufiri i depozitimit 10-vjeçar ishte një presion i shtuar kur vendosi të ngrijë vezët e saj gjatë një viti më parë.

“Sa më gjatë të presësh, aq më shumë i jep vetes shancë për të takuar dike”, ka thënë ajo.                         

Ajo do të dëshironte të takonte dikë dhe të fillonte një familje por nëse jo, ajo do të konsideronte përdorimin e vezëve të saj të ruajtura në tetë vitet e gjysmë.

Sharon ka investuar në ngrirjen e 16 vezëve të saj, dhe nuk pajtohet me ekzistimin e një afati kohor kur ajo ose gratë e tjera mund t’i përdorin ato./Indeksonline/