19:30 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rritet numri i fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Driton Hyseni, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar opinionin se tashmë disa kompani ajrore që operojnë në Kosovë do ta rrisin numrin e fluturimeve.

Këtë njoftim ai e bëri pas disa takimeve që ka zhvilluar në Forumin e Zhvillmeve të Linjave Ajrore “Connect 2019”, përcjellë Indeksonline.

Ky është njoftimi i tij:

Swiss/Edelweiss
Do rrisë numrin e fluturimeve që do të lidhin Prishtinën me Cyrihun duke shkuar në 20 fluturime në javë, gjithashtu dhe frekuenca të reja që lidhin Prishtinën me Gjenevën.

Germania Flug
Përveq fluturimeve 7 herë në javë për në Cyrih do të rrisë prezencën me fluturime në Basel me 5 herë në javë e Gjenevë të Shtuneve.

Enter Air
Kompania Polake nga 19 Qershori do filloj fluturimet duke ofruar shërbime transporti për në Verona të Italisë dhe me mundësi zgjerimi në destinacione të reja.

Blue Panorama Airlines
Top kompania ajrore në aeroportin Nënë Tereza me 24% të tregut, shprehu interesimin që së shpejti të jetë prezente me oferta për transport ajror edhe nga Prishtina në shumë destinacione. Poashtu të ofroj edhe mundësinë që pasagjerët që fluturojnë mbi oqeanin Atlantik sidomos në/nga Nju Jork, Ëashington, Chicago, Toronto e Montreal udhëtimin ta bëjnë përmes Milanos si aeroport transferi, kjo mundësohet nga partneriteti që Blue Panorama ka me Fly Emirates.