13:11 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rritet numri i forcave policore në vendin ku u helmuan 26 zyrtarët

Policia e Kosovës ka rritur numri e forcave policore në vendin ku u helmuan 26 zyrtarët nga kundërmimi i zarfeve me vota nga Serbia.

Ata tashmë kanë izoluar vendin e ngjarjes dhe nuk po e lejojnë askënd që të afrohet, mëson Indeksonline.

Zyrtarët e helmuar janë dërguar në QKUK, Reparti Infektiv. As aty policia nuk po e lejon askënd të afrohet.

Indeksonline do të ju mbaj të informuar rreth rastit.