75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / KV

Rritet numri i gjobave në trafik, vetëm dje u shqiptuan afro 3 mijë sosh

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit në rrugët e vendit kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, transmeton IndeksOnline.

Prej numrit të përgjithshëm, 23 kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 37 me dëme materiale.

Ndërsa ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që janë hasur, duke thyer rregullat e trafikut, janë shqiptuar 2869 gjoba kundërvajtëse.

Nëse mesatarja e gjobës llogaritet të jetë 30 euro, atëherë i bie që buxheti i shtetit vetëm dje është mbushur me mbi 86 mijë euro.//IndeksOnline/