17:10 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi, 866 raste të reja

ë Greqi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 866 qytetarë, kanë humbur jetën 27 dhe janë shëruar 337.

Në raport me ditën e djeshme kanë pësuar rritje si numri i infektimeve, pasi dje u shënuan 444 raste të reja, ndërkohë që numri i infektimeve ka rënë.

Numri total i infektimeve ka shkruar 146020, ndërkohë që numri i viktimave është 5.239 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Presidenti i shoqatës mjekësore në Greqi, Athanasios Exadaktylos është shprehur i shqetësuar, duke thënë se situate epidemiologjike në vend është tepër shqetësuese dhe kritike.

Ai theksoi se rezultatet e vaksinës do të bëhen të dukshme kur të jenë vaksinuar të paktën 2 milionë qytetarë në vend.

Ditën e sotme, në mediat greke ka qarkulluar edhe letra që i ka drejtuar kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, Këshillit të Evropës për krijimin e një certifikate e cila do të përdoret si mjet prove për vaksinimin me qëllim qarkullimin më të lehtë brenda BE-së.

Vaksinimi anti-COVID në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, ndërkohë që në vend po vaksinohen 8 mijë qytetarë ne ditë.