Rritet numri i lindjeve, për gjashtë muaj lindën mbi 13 mijë fëmijë

Nga janari deri në qershor në Kosovë kanë lindur 13 mijë e 250 fëmijë. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
E me numër vazhojnë të prijnë meshkuj. Vetëm për gjashtë muaj në Kosovë linden 6 mijë 933 meshkuj dhe 6 mijë e 317 femra.
Ndërkaq vetëm në muajin qershor të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 544 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 338 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë 206 lindje janë femra.
Në muajin qershor 2025 ka një rritje të numrit të lindjeve rreth 8% krahasuar me muajin maj 2025.
“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin qershor janë regjistruar 2 544 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1 338 dhe femra 1 206. Krahasuar me muajin maj 2025 kemi ngritje të numrit të lindjeve për (8 %)”, thuhet në raportin e ASK-së./Indeksonline/
