Rritet numri i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë, janë të gatshëm t’i marrin familjarët pas 1 janarit

Është shtuar fluksi i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Mërgimtarët po kthehen në Kosovë, për festat e fundvitit.
Por thonë se pas 1 Janarit janë gati t’i presin familjarët e tyre nga Kosova. Ata shprehen të gëzuar që kosovarët do të udhëtojnë pa viza dhe se nuk do të mungojë mikëpritja e tyre për ta. Mikëpritje kjo e cila siç thonë ata, nuk u ka munguar kurrë kosovarëve brenda dhe jashtë vendit.
Por në Aeroportin e Prishtinës, nuk kishte vetëm mërgimtarë që ktheheshin në atdhe. Kishte dhe nga ata që shkonin nga Kosova, që festat e fundvitit t’i kalonin së bashku me fëmijet e tyre në gurbet.
(video)