08:21 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Rritet numri i pacientëve me Covid19 në Spitalin e Pejës

3 pacientë janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit nga Covidi-19.

Aktualisht 74 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 56 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga ta 11 janë në gjendje më të rëndë dhe 4 pacientë janë në respirator (CPAP).

Gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 213 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 18 janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

7 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnja, 4 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. 295 pacientë kanë kryer analiza, që gjihsej janë bërë 4.660 sosh.