75 Mall Live Search
08:28 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / OSH

Rritet numri i pacientëve të shtrirë me Covid19 në QKUK

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga Covid-19.  Prej tyre, 52 të konfirmura me Covid-19  pozitivë dhe 38 të tjerë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 22 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë