75 Mall Live Search
12:33 / E Martë, 30 Maj 2023 / AR

Rritet numri i protestuesve në Zveçan

Aktualisht situata në Komunën e Zveçanit është e qetë, mirëpo tani ka rritje të numrit të protestuesve.

Ndërkohë, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, tha se po punon nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune, e jo nga objekti komunal, raporton Indeksonline.

Sot është dita e tretë që protestuesit serbë po kundërshtojnë kryetarin e ri shqiptar.

Të hënën, ata u përplasën me ushtarë të KFOR-it, pasi nuk iu bindën thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u shpërndarë.