75 Mall Live Search
08:24 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / OSH

Rritet numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

Në javët e fundit në Kosovë është rritur numri i rasteve me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit, numri aktiv i rasteve është 8880, transmeton Indeksonline.

Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste./Indeksonline/