75 Mall Live Search
08:44 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Gjermani – në 24 orët e fundit mbi 900 të infektuar

Gjermania sot ka raportuar 933 raste të reja me koronavirus të cilat janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Kjo llogaritet një rritje dramatike pasi që një ditë më parë ishin të regjistruara vetëm 357 raste. Tash numri total i të infektuarve sipas Institutit Robert Kosh ka kaluar në 170 mijë e 508.

Shkalla e riprodhimit të koronavirus në Gjermani ka qenë mbi një në tre ditët e kaluar.