16:17 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Austri

Në Austri, numri i personave të infektuar rishtazi është rritur në dy ditët e kaluara, duke arritur në 74 raste të reja në 24 orët e kaluara.

Vjena ka numrin më të lartë të infeksioneve me 39 raste të reja, pasuar nga Austria e Epërme me 18, dhe Austria e Ulët me 10, pasuar nga Salzburg me tre, Vorarlberg me dy Burgeland dhe Tyrol me nga një rast secila.

Numri i pacientëve aktivë gjithashtu u rrit në 459, dhe numri i vdekjeve u rrit me dy, në 702.

Numri i pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital mbeti i pandryshuar nga 71, por pati një rënie të numrit të pacientëve në kujdesin intensiv për një pacient, kështu që aktualisht nëntë persona janë vendosur në kujdes intensiv.

Që nga fillimi i epidemisë në Austri, në fund të shkurtit, gjithsej 17.570 persona janë testuar pozitivë me koronavirus, nga të cilat 16.401 janë shëruar, ndërsa janë testuar gjithsej 602.520 njerëz.