19:13 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Rritet numri i rasteve të reja në Itali, për 24 orë 785 viktima

Në Itali është shënuar sot një tjetër shifër e lartë të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19,350 raste të reja me koronavirus nga 182,100 testime të kryera, duke shënuar një rritje krahasuar me një ditë më parë  ku u raportuan 16,377 pozitivë.

Në 24 orët e fundit, 785 persona kanë humbur betejën me sëmundjen, shifër kjo më e lartë krahasuar me 672 të hënën. Kështu, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë, në Italinë e goditur rëndë në valën e parë ka shkuar në 56,361.