Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, 8 persona të infektuar brenda 24-orëve

Ka shkuar në 23 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Top Channeli ka mësuar me dije se gjatë 24- orëve pas kontrolleve kanë rezultuar pozitivë edhe 8 persona të tjerë.
Pasditen e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmua se numri i të prekurve ishte 15 ndërsa sot ka shkuar në 23. Për rastet e reja të të prekurve ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë që njofton se nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë
“Gjatë 24-orëve janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitivë për COVID-19”.
Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. 5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID- 19, një rast tjetër, 31- vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitivë janë të vetizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.
Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:
Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.
Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.
Lidhur me mjekët dhe infermierët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve.
Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 1