Rritet numri i të shtrirëve me Covid-19 në Infektivin e QKUK-së, një paciente në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së vazhdojnë të trajtohen një numër i konsiderueshëm i qytetarëve. 43 persona tashmë të rezultuar pozitivë me koronavirusin janë të shtrirë në klinikë.
Nga ta, 22 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi si dhe një pacient tjetër është në përkujdesje intensive. Si dhe një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ky është njoftimi i plotë:
Në klinikën Infektive, QKUK, sot më 15.06.2020, gjenden të hospitalizuar 57 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 43 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon: nga 43 raste të infektuar me Covid- 19, 20 raste janë në gjendje stabile.
Gjithsej 22 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në Repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdejse intensive.
Jemi në pritje të rezultateve për 13 raste, ndërsa 1 rast i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për Covid- 19 vazhdon trajtimin në klinikë.