75 Mall Live Search
08:38 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Rritet numri i të vdekurve në QKUK nga gripi sezonal – vdes një 28-vjeçare dhe 47-vjeçar

Numri i të vdekurve nga gripi sezonal me influencë A ka shkuar në katër persona në Kosovë. Gjatë ditës së sotme kanë vdekur dy persona, të cilët dyshohet se kishin qenë të prekur nga gripi sezonal.

Dy pacientë kanë ndërruar jetë në Repartin Intensiv në QKUK brenda 24- orëve, të cilët ishin duke u trajtuar në mjekimin intensiv.

Vdekjen e dy pacientëve gjatë ditës së sotme e ka konfirmuar infektologu i kësaj klinike, Valbon Krasniqi.

“Një grua 28- vjeçare si pasojë e një intervenimit kirurgjik paraprak është prekur nga gripi, e cila nuk i ka shpëtuar”, tha ai për Klan Kosovën

Derisa viktima e dytë është një burrë 47- vjeçar, ku për këtë rast infektologu Krasniqi tha se nuk është vërejtur, që ka pasur ndonjë sëmundje shoqëruese, derisa bëri me dije se nuk ka informata që këta dy pacientë kanë qenë të vaksinuar kundër gripit.

Ndërsa, dy rastet e tjera të vdekjeve ishin njëra në fillim të janarit dhe tjetra në dhjetor të vitit të kaluar.