75 Mall Live Search
10:11 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Rritet numri i viktimave, COVID-19 u merr jetën 9 personave në Shqipëri

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri. Ky virus u ka marrë jetën 9 personave deri më tani dhe ka prekur 186 persona të tjerë. Mbrëmjen e djeshme ishte një grua nga Vlora që humbi luftën e saj me COVID-19.

E moshuara 70-vjeçare është rikthyer para 2 javësh nga Italia. Vlonjatja mendohet se e ka marrë nga shteti fqinj këtë virus dhe pas dy javësh nuk ia ka dalë t’i rezistojë kësaj sëmundjeje.

E moshuara jetonte së bashku me bashkëshortin e saj në qytetin e Vlorës. Ky i fundit është izoluar në shtëpi dhe po qëndron në vetëkarantinim. Gjasat janë që të jetë infektuar, por shpresohet që diçka e tillë të mos ketë ndodhur.