Rritet numri i viktimave në Shqipëri, nxirret edhe një trup i pajetë nga rrënojat e hotelit “Mira Mare”
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxirrnin nga rrënojat e hotelit “Mira Mare” në Durrës, trupin e një 54-vjeçari.
Kërkimi i këtij 54-vjeçari është bërë me ngulm edhe nga pronari i objektit, i cili ka thënë se viktima ka qenë brenda në momentin kur është shembur ndërtesa. Ndërkohë dyshohet se ende nën rrënoja të jenë edhe dy persona të tjerë.
Tashmë numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri ka arritur në 44 teksa operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar ende./Indeksonline/