75 Mall Live Search
18:44 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Rritet numri i viktimave në sulmin në Jemen, 26 të vdekur dhe 60 të plagosur

Shifra e personave që kanë ndërruar jetë nga sulmi në aeroportin e qytetit Aden në Jemen ka shkuar 26, ndërsa janë plagosur 60 të tjerë. Disa zyrtarë qeveritarë dhe punëtorë të Kryqit të Kuq besohet të jenë midis të vdekurve, me numrin e përgjithshëm të viktimave që pritet të rritet.


Ndërkohë që ende nuk janë gjetur personat përgjegjës për sulmin, Ministri i informacionit, Moammer al-Eryani, pretendoi në një postim në Tëitter se grupi Houthis është prapa sulmit, ndërsa në një fjalim televiziv Saeed e quajti atë një “akt terrorist frikacak”.

“Sulmi është pjesë e luftës që po bëhet kundër shtetit të Jemenit dhe njerëzve tanë të mëdhenj, dhe kjo vetëm do të rrisë vendosmërinë tonë për rivendosur shtetin dhe stabilitetin,” tha ai.

Një sulm më raketa ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Jemenit. Shpërthimi u bë në momentin që një avion qeveritar është ulur në aeroportin e Adenit. Shpërthimet tronditën aeroportin menjëherë pasi një aeroplan me