75 Mall Live Search
12:05 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rritet numri i viktimave nga cigaret elektronike

Numri i vdekjeve të lidhura me përdorimin e cigareve elektronike është rritur në 12 në SHBA, raportoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Agjencia Amerikane e Shëndetit, që mblodhi informacione nga shtetet në të gjithë vendin, vlerësoi gjithashtu se kishte 805 raste të konfirmuara dhe të mundshme të dëmtimit të mushkërive që lidhen me përdorimin e cigareve elektronike.

Përditësimi i fundit i CDC-së vlerësoi gjithsej gjashtë vdekje dhe 530 lëndime.

Shkaku i problemeve në mushkëri mbetet i paqartë.

Deri tani nuk ka të dhëna në lidhje me lëndime të tilla në Gjermani apo në Evropë.

Sidoqoftë përbërja e cigareve elektronike është shumë më e kontrolluar në Gjermani sesa në SHBA.