Rritet numri i viktimave nga COVID në Shqipëri

Një numër i lartë humbje jetësh është shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e COVID-19. Janë 19 persona të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje.
Konkretisht kanë ndërruar jetë 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Korçë, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 41-85 vjeç.
Ndërkohë që numri i rasteve të reja vijon të mbetet në nivele të larta. Nga 3897 testime kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1134 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 9104 vaksinime antivCOVID.