75 Mall Live Search
13:35 / E Martë, 15 Mars 2022 / AR

Rritet numri i viktimave pas sulmeve ruse në Kiev

Kryetari i bashkisë së Kievit thotë se janë konfirmuar katër viktima pas sulmeve ajrore që goditën kryeqytetin gjatë natës.

“Ekipet e shpëtimit janë ende duke i shuar flakët që nga mëngjesi i hershëm”, tha Vitali Klitschko në Telegram.

Fillimisht, shërbimet e urgjencës kishin raportuar vdekjen e dy personave në një bllok apartamentesh./Indeksonline/