75 Mall Live Search
15:29 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rritet numri i viktimave pas tërmeteve në Shqipëri

Është rritur numri i viktimave si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shqipëri janë 16 persona që humbën jetën nga këto tërmete.

Bëhet fjalë edhe për një person tjetër që është gjetur pa shenja jete në Durrës, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që janë edhe qindra persona të lënduar dhe shumë të ngujuar si pasojë e rrënojave. Shqipëria gjithashtu po përballet me dëme të mëdha material, ku Kosova dhe vendet e tjera janë duke u munduar që t’i ndalin në ndihmë./Indeksonline/