75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 03 Korrik 2023 / S Z

Rritet numri i vizitorëve të huaj në Kosovë

Numri i vizitorëve të huaj në Kosovë në muajin maj të këtij viti, është rritur prej 28.11 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërkaq në total numri i vizitorëve të huaj në Kosovë, gjatë muajit maj është 26 mijë e 138 vizitorë të jashtëm,  nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Sipas statistikave të hotelerisë për muajin maj 2023 t publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në maj 2023, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 48 mijë e 553. Prej tyre 46,17 për qind  ishin vendorë dhe 53,83 për qind të jashtëm. Krahasuar me muajin maj të vitit 2022, ku numri i vizitorëve ishte 32 mijë e 444,  kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 49,65%.

Sipas ASK-së numri i net-qëndrimeve ishte 133 135, prej tyre 59.16 për qind nga vendorët dhe 40.84 për qind nga të huajt.

Po ashtu në raport është evidentuar dhe numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre sipas rajoneve.

Sipas këtij raporti numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm, e ka rajoni i Prishtinës me 3 255 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 17 459 net-qëndrime.