Rritet për 4.3 % Produkti i Brendshëm Bruto në Shqipëri
Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri pozitive edhe në tremujorin e dytë të 2018.INSTAT ka raportuar se produkti i brendshëm bruto vlerësohet me një rritje prej 4.32 %. Industria dhe Energjia ka kontributin kryesor në rritjen ekonomike.Ndërkohë që ndërtimi dhe komunikacioni kanë pasur ecuri negative.
Eksporti i energjisë elektrike vijon të ketë peshën kryesore në rritjen ekonomike të vendit.
Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimi, ka deklaruar se përgjatë periudhës prill-qershor, ekonomia shqiptare është rritur me 4.32%.
Sektorët që kanë dhënë kontributin kryesor janë industria dhe energjia e ndjekur nga tregtia dhe shërbimet.Sipas drejtores së INSTAT, vetëm energjia ka pësuar një rritje me 67%.
Në 6 muaj, rritja ekonomike ka kapur vlerën 4.39% dhe kontributin kryesor në pjesën e parë të vitit e ka mbajtur prodhimi i energjisë elektrike, i cili ka rritur në maksimumin e viteve të fundit.