10:49 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / L K

Rritet përsëri çmimi i kafes në Zvicër, në 2024 pritet rritja tjetër

Përveç qirave dhe sigurimeve shëndetësore, në Zvicër kohëve të fundit është vërejtur edhe rritja e çmimit të kafes. Mesatarisht, një filxhan kushton 4,49 franga në kafeteritë zvicerane.

Çmimi është më i lartë në kantonin e Cyrihut me një çmim prej 4.69 frangash.

Shoqata e industrisë së kafes në Zvicër e arsyeton këtë rritje me rritjen e shpenzimeve.

Madje shoqata njofton se çmimet do të vazhdojnë të rriten vitin e ardhshëm.

Nuk përjashtohet rritja deri në 15% e çmimit të kafes në Zvicër në vitin 2024./Indeksonline/