Rritet presioni nga ShBA/ Zyrtari amerikan bisedon me Kurtin për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen në çështjen e Ukrainës.
Poashtu ai ka thënë se në këtë telefonate ka biseduar edhe për zgjedhjet e Serbisë të cilat do të mbahen më 3 prill”.
“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, ka shkruar zyrtari amerikan në Twitter.
Had a good conversation with Kosovo Prime Minister @albinkurti today. Thanked him for his strong support on Ukraine and stressed the importance of ensuring eligible voters in Kosovo are able to participate in the upcoming April 3 Serbian national elections.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 14, 2022
Pikërisht për këtë çështje Derek Chollet dhe Kurti kishin biseduar edhe disa javë më parë.