75 Mall Live Search
21:23 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Rritet qarkullimi i parave false në Kosovë

Afaristja Naile Shabani gjithmonë sigurohet nëse parat që merr janë false apo jo. E qarkullimi i valutave të tilla të falsifikuara, nuk është i rrallë në Kosovë.

Kjo gjë, më së shumti po i dëmton bizneset e vogla, të cilat, jo rrallëherë bien pre e parave fals.

Shabani tregon se cila është metoda që e përdorin për t’i identifikuar këto para.

Nga Policia e Kosovës, thonë se në tre mujorin e fundit, kanë evidentuar 183 raste të falsifikimit të parasë.

Kurse nga Banka Qendrore e Kosovës, thonë se në bazë të dhënave të Laboratorit të Forenzikës, vetëm vitin e kaluar, janë konfiskuar 1 mijë e 433 kartëmonedha të falsifikuara.

Ndërsa kartëmonedha që më së shpeshti haset e falsifikuar është ajo me vlerë prej 100 euro, haset më së shumti në tregun vendor.

Në total vlera e këtyre parave të falsifikuara gjatë viti 2018, shkon në mbi 123 mijë euro.

Por, pavarësisht kësaj sipas BQK-së, krahasuar me vitin 2017, kemi një ulje të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara.

Kurse eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj për T7 tha se Kosova është një vend ku shumë lehtë mund të qarkullojë paraja fals.

Ndryshe, disa nga tiparet kryesore të sigurisë së kartëmonedhave euro janë: Letra e kartëmonedhës, shiriti metalik, shiriti shkëlqyes, shiriti i sigurisë etj. /Indeksonline/