Rritet rreth 9% numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin “Adem Jashari”
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin Ndërkobëtar “Adem Jashari” është rritur përreth 9%.
”Në muajin Tetor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1,168, apo 8.7 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 386 174 ose 8.7 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Tetor 2024)” thuhet në njoftim e ASK-së
![Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2025/12/Burimi_Agjencia-e-Statistikave-te-Kosoves-ASK-3.jpg)
Po ashtu nga Agjencia kanë bërë të ditur se numri i udhëtarëve që përdorën trenin si mjet transporti u rrit, ndërsa në muajin tetor transport të mallrave nuk pati
“Në muajin tetor 2025 numri i udhëtarëve ishte 9,080 apo 36.4 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte zero”
Këto të dhëna u bënë të ditura në publikimin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin Tetor 2025”./Indeksonline/

