18:45 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Italia, në krahasim me një ditë më parë, ka regjistruar një rritje të numrit të viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit në shtetit fqinj kanë humbur jetën 162 persona duke e çuar në 32.169 numrin total që prej nisjes së pandemisë. Dje u regjistruan 99 viktima.

Rastet e reja me COVID-19 janë 813 duke shkuar në total 226.699 persona të infektuar.

Aktualisht në të gjithë vendin rastet aktive me koronavirus janë 65.129 persona. Nga këta të shtuar në spitale janë 9.991 persona , 716 prej të cilëve në terapi intensive.

Lombardia mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi në Itali. Jeta në Itali është hapur thuajse plotësisht.